Njoftohet transferimi më i ri i Romës

Futboll

Njoftohet transferimi më i ri i Romës

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:40
Gianluca Mancini

Është arritur marrëveshja për blerjen e mbrojtësit të Atalantas, Gianluca Mancini nga Roma për 26 milionë euro.

Roma do të paguajë 2 milionë euro për huazim një vjeçar – me 19 të tjera që do të jenë obligim për blerjen dhe 5 milionë euro të tjera bonuse.

Mancini i është nënshtruar testeve mjekësore dhr pritet të nënshkruajë kontratë e cila thuhet se do të jetë për pesë vjet ku lojtari do përfitojë 10 milionë euro.

”Jam shumë i lumtur që do të jem këtu”, tha Mancini si lojtari më i ri i Romës.

23-vjeçari, i cili mund të luajë edhe në të djathtë, shpërtheu sezonin e kaluar, duke shënuar pesë gola në 30 ndeshje për ta ndihmuar Atalantan të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Mancini është blerë si zëvendësues i Kostas Manolas, i cili u largua drejt Napolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat