Ia ngatërruan mbiemrin, skuadra turke prezanton lojtarin e gabuar

Futboll

Ia ngatërruan mbiemrin, skuadra turke prezanton lojtarin e gabuar

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:01
Alpha Jallow, Lamin Jallow

Në botë ka shumë futbollistë që kanë të njëjtin mbiemër dhe në shumë raste, nuk janë nga i njëjti shtet, por një rast i ngjashëm ka shkaktuar një situatë komike në kampionatin turk.

Skuadra turke e Menememsporit, e sapongjitur në Superligë, vuri si synim merkatoje, të afrojë sulmuesin e Salernitanës Lamin Jallow, por ngatërruan person.

Në fakti klubi turk kishte nisur negociatat gabimisht me Alpha Jallow, sulmues i GD Alcochetense në kategorinë e tretë portugeze, gjithashtu me origjinë nga Gambia.

Klubi turk bëri një prezantim zyrtar për Jallow, me idenë që ka marrë sulmuesin e Salernitanës, por pak më vonë kuptoi se kishte ngatërruar person dhe anuloi kontratën, me justifikimin se futbollisti nuk kishte kaluar testet fizike.

E megjithë justifikimin e drejtuesve të Menemenspor, lajmi për ngatërresën bëri xhiron e botës, ndërsa pyetja që ngrihet tani është: A do të tentojë skuadra turke të afrojë Lamin Jallow, atë të vërtetin?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat