Mbrojtësi i Manchester Cityt, Philippe Sandler do të ribashkohet me ish-kapitenin Vincent Kompany në Belgjikë.
Mbrojtësi i Man City – Philippe Sandler është huazuar tek Anderlechti për të gjithë sezonin 2019/20.
Sandler u bashkua me Citizens në vitin 2018 nga PEC Zwolle për 2.25 milion dhe impresionoi në dy paraqitje me ekipin e Guardiolas.
Sidoqoftë, Sandler është bashkuar me Kompanyn që u largua nga City pas 11 vitesh për t’u bërë menaxher në klubin e vendlindjes Anderlecht.
22-vjeçari do të veshë fanellën me numrin 34 në Belgjikë, ashtu siç bëri edhe në City.