Çelësi është Bobani - Bota Sot
Çelësi është Bobani

Futboll

Çelësi është Bobani

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:56
Boban dhe Modriç

Milan vazhdon të ëndërrojë për Luka Modricin dhe besimi se mund t’ia dalë për ta transferuar kroatin është rritur sidomos pas takimit që kanë lënë më përfaqësues të mesfushorit, takim që do të ndodhë kur Reali i Madridit të kthehet nga Shtetet e Bashkuara. Pikërisht në këtë moment drejtuesit kuqezi do të kenë gati një ofertë për kroatin Modric.

Misioni duket i vështirë, sepse paga që përfiton lojtari është shumë e lartë, 12.5 milionë euro në sezon. Ndihmëse të madhe kuqezinjtë do të marrin nga Zvonimir Boban. Ky i fundit ka kontaktuar personalisht Modricin, pasi të dy kanë një raport miqësor tepër të afërt, përveç faktit që janë të dy kroatë.

Modric është edhe një fans i Bobanit, madje kur mori çmimin “FIFA The Best” Modrici i dedikoi një fjalim prekës. Vendimtare për realizimin e këtij operacioni mbetet vullneti i Modricit.

Kuqezinjtë janë në pritje pikërisht të vendimit të mesfushorit, nëse do të pranojë largimin nga “Los Blanos”. Deri më tani tratativat janë në fazën e diskutimeve, gjithsesi kuqezinjtë do të tentojnë me çdo kusht që ta bindin Luka Modricin të vishet kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...