Ferizaj fillon përgatitjet me apo pa trajner?

Futboll

Ferizaj fillon përgatitjet me apo pa trajner?

Nga: K. G. Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:41
Ferizaj fillon përgatitjet me apo pa trajner?

Klubi i futbollit Ferizaj që nga nesër fillon përgatitjet për edicionin e ri, që realisht shumë me vonesë dhe nuk dihet se a do të jetë Bylbyl Sokoli kryetrajner!   

“Ferizaj, nesër skuadra jonë do të fillojë stërvitjet për sezonin e ri. Stërvitjet do të fillojnë prej orës 17:00 tek stadiumi me bari sintetik (Mbrapa sallës së sportit ‘Bill Clinton’).

Në stërvitje nesër do të jenë shumica e futbollistëve që ishin pjesë e klubit tonë edhe në sezonin e kaluar. Nesër fillojmë me përgatitje që të jemi sa më të organizuar për sezonin e ri.

Ndërsa gjatë ditëve në vazhdim do të prezantojmë edhe disa përforcime të reja, të cilët janë të njohur për futbollin vendor”, thuhet në faqen e FC Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat