Përjashtohet nga futbolli - Bota Sot
Përjashtohet nga futbolli

Futboll

Përjashtohet nga futbolli

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 15:14
Përjashtohet nga futbolli

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Anglisë, Daniel Sturridge nuk do të mund të luajë futboll për një kohë të caktuar, për shkak se ka thyer rregullat e basteve.

Sturridge, që deri këtë edicion ishte futbollist i Liverpoolit, duke u shpallur kampion i Evropës, është përjashtuar nga futbolli i luajtur për dy javë, transmeton Insporti

29-vjeçari po ashtu është dënuar me shumën e 75 mjë funteve, raporton BBC.

Atij i ishte dhënë një ndëshkim prej gjashtë javëve, katër prej të cilave i janë hequr, që do të thotë se ai do të mund të luajë sërish më 31 korrik.

Ndër akuzat që i ishin bërë sulmuesit, kanë të bëjnë me kohën kur ai e kishte udhëzuar vëllain e tij, Leon që të vinte bast se ai do të kalonte në Sevilla, në janar të 2018-tës.

Nga 11 prej akuzave, Sturridge u gjet fajtor në dy prej tyre, se e kishte udhëzuar vëllanë për të vënë bast dhe se i kishte dhënë atij dhënë informacione të brendshme.

Federata e Futbollit e Anglisë (FA) ka bërë të ditur se do ta apelojë këtë vendim të komisionit rregullator, duke kërkuar ndëshkim më të rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...