‘The Sun’ ka publikuar formacionin më të mirë në botën e futbollit, nga kategoria U-21.
Formacioni më i mirë i gjeneratave të reja udhëhiqet nga qendër mbrojtësi i Juventus, Matthijs de Ligt dhe portieri i Milan, Gianluigi Donnarumma.
‘Sun’ ka grumbulluar 11 nga 80 të nominuarit për ‘Golden Boy 2019’, për të formuar 11-ën më të mirë.
Në këtë formacion bëjnë pjesë katër lojtarë nga Serie A, të prirë me Moise Kean në fazën ofensive.
Më i shtrenjti nga formacioni është Joao Felix, i cili këtë verë kaloi tek Atletico Madrid për shumën e 120 milionë eurove.