Lampard vë në pikëpyetje të ardhmen e mesfushorit, Barça ofron 30 milionë stërlina - Bota Sot
Lampard vë në pikëpyetje të ardhmen e mesfushorit, Barça ofron 30 milionë stërlina

Futboll

Lampard vë në pikëpyetje të ardhmen e mesfushorit, Barça ofron 30 milionë stërlina

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 09:21
Frank Lampard

Pas ardhjes së Frank Lampard në krye të Chelsea e ardhmja e mesfushorit brazilian Willian është ende në dilemë. 30-vjeçari është ende me pushime në vendlindje, pas triumfit me kombëtaren në Copa America.

Javën e ardhshme ai pritet t’i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore dhe ku pritet të zhvillojë një takim “kokë më kokë” me trajnerin Lampard. Ky i fundit duket se do t’i japë më shumë hapësirë të rinjve, çka do të thotë që Willian mund të qëndrojë më shumë në stol.

Gjithsesi, Chelsea do t’i ofrojë edhe një mundësi, të transferohet. Skuadra e Barcelonës ka kohë që kërkon Willian, për të cilin synon të paguajë 30 milionë stërlina. Kontrata e brazilianit me Chelsea skadon pas një viti.

Ndaj, Chelsea mund të lërë të lirë lojtarin që të transferohet te katalanasit këtë verë për të evituar që ai të ikë me koston zero pas një viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...