Jashtë orbite: Liverpool gati rinovimin për Salah, pagesa është monstruoze! - Bota Sot
Jashtë orbite: Liverpool gati rinovimin për Salah, pagesa është monstruoze!

Futboll

Jashtë orbite: Liverpool gati rinovimin për Salah, pagesa është monstruoze!

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:55
Mo Salah

Liverpooli mund të bëjë një çmenduri për sulmuesin Mo Salah. Ekipi anglez është frikësuar nga sirenat spanjolle me Real Madrid-in që është gati të sulmojë dhe po mendon rinovimin e çmendur për egjiptianin. 

Anglezët janë gati t'i ofrojnë 25 milionë euro në sezon liderit të tyre. Kjo do të bënte që 27-vjeçari të fitonte 479 mijë euro në javë. Shifra të frikshme që e bëjnë atë më të paguarin në Premier League. 

Kontrata e Salah skadon në vitin 2023, ndërsa "Redsat" po mendojnë që ta zgjasin dhe me një vit dhe ta paguajnë më shumë futbollistin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...