Ky është vendimi për Neymar - Bota Sot
Ky është vendimi për Neymar

Futboll

Ky është vendimi për Neymar

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:46
Ky është vendimi për Neymar

E ardhmja e Neymar duket se është larg klubit francez PSG.

Neymar ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet nga klubi dhe të kthehet në Barcelonë.

Por, ky mision duhet se do të jetë shumë i vështirë pasi PSG kërkon para dhe lojtarë të përfshirë në ofertën e kampionit të Spanjës, shkruan insporti.

Në anën tjetër, edhe Barcelona ka shprehur interesimin që ta rikthejë lojtarin në “Camp Nou”, duke përgatitur kështu ofertat për PSG.

Oferta e fundit që ka mbërritur në Francë, sipas “Sky Germany”, ishte ajo me 100 milionë euro + dy lojtarë, me mundësi zgjedhje nga një listë me gjashtë emra.

Sipas raportimeve të fundit të “RMC”, PSG kanë filluar të pranojnë idenë për shkëmbimin e Neymar me dy lojtarë, plus 100 milionë eurot

Kampionët e Ligue 1 do të synojnë të marrin Philippe Coutinho, i cili është shumë i interesuar për tu larguar nga Barcelona, si dhe Ivan Rakitic, i cili e pëlqen shumë trajnerin Tuchel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...