Steve Bruce triumfoi dje me Newcastle United në ndeshjen miqësore ndaj West Hamit.
Ekipi i Bruce triumfoi me rezultatin minimal 1:0.
Gjatë ndeshjes, ai ka bërë shaka me stafin e tij, duke iu drejtuar me fjalët:
“A duhet të pirdheni tani?”.
Bruce, i cili në të kaluarën kishte qenë trajner i Lorik Canës te Sunderlandi, e mori drejtimin e klubit anglez para pak ditësh, derisa shumë tifozë ishin shprehur të pakënaqur dhe menjëherë e kishin kërkuar largimin e tij.