Prezantohet si turk, por gjyshja e tij ka rrënjë nga Shqipëria

Futboll

Prezantohet si turk, por gjyshja e tij ka rrënjë nga Shqipëria

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:44
Prezantohet si turk, por gjyshja e tij ka rrënjë nga Shqipëria

Talenti i madh i futbollit nga Maqedonia e Veriut, Elif Elmas, nga mbrëmë është në bazën e Napolit, klubit të tij të ri, ku do të jetë në dispozicion të trajnerit Carlo Anceloti, shkruan gazeta Lajm.

“Jam shumë i lumtur që do të vesh fanellën e Napolit. Është mundësi e madhe për mua të shoh se sa vlejë dhe të dëshmohem në një prej ligave më të forta në botë”, ka thënë Elmas.

Por Elmas ka një histori interesante dhe deri tani të pazbuluar. 
Ai edhe pse në intervista prezantohet si turk, e vërteta është krejt ndryshe. Elmas ka gjak shqiptari. Gjyshja (nëna e babait të tij) është nga fshati Jellovjan i Tetovës, ndërsa rrënjët i kanë nga Shqipëria.

Gazeta Lajm mëson se gjyshërit e gjyshës së tij janë nga Ujmishti, komunë në Jug-Perëndim të rrethit të Kukësit me qendër fshatin me të njëjtin emër që shtrihet në të dy anët Luginës së Drinit të Zi, e që para rreth 140 vitesh ishin shpërngulur në Jellovjan të Tetovës.

Elmas nga Fenerbahce u transferua te Napoli për 16 milion euro, plus bonuse të tjera, duke firmosur kontratë pesëvjecare me klubin italian. Sot familja e tij jeton në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat