I shënoi gol, Ronaldo me fjalë të mëdha për Interin e Conten

Futboll

I shënoi gol, Ronaldo me fjalë të mëdha për Interin e Conten

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 16:59
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka folur pas ndeshjes së fituar me penallti ndaj Interit. 90 minutat e ndeshjes u mbyllën 1-1, ndërsa kampionët e Italisë fituan 4-3 nga 11-metërshat.

Ylli i "Zonjës së Vjetër" shënoi golin e barazimit nga një goditje dënimi. Ai foli pas ndeshjes për Interin dhe Antonio Conten.

“Është kënaqësi të jesh këtu, tifozët ishin fantastikë dhe na dhanë shumë mbështetje sot mua dhe ekipit”, tha fillimisht Ronaldo.

“Të luash ndaj Interit është gjithmonë e mrekullueshme, sepse ata janë një nga rivalët tonë më të vështirë. Kanë një ekip të fortë dhe një trajner të shkëlqyer, për këtë është kënaqësi të luash ndaj tyre edhe në fazë përgatitore, për miqësore me kaq shumë mbështetje. Jemi të lumtur që fituam ndeshjen dhe mendoj se e merituam”,thaportugezi.

Ronaldo i ka shënuar Interin dy gola në tre ndeshje, një në ndeshjen e dytë të sezonit të kaluar dhe nj sot në miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat