Jo vetëm Pepe, Ancelotti zbulon planet e Napoli-t

Futboll

Jo vetëm Pepe, Ancelotti zbulon planet e Napoli-t

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 17:34
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti, trajneri i Napoli-t, ka dalë në konferencë për shtyp në Dimaro, aty ku është grumbulluar ekipi për fazën përgatitore. Ai ka folur për merkaton dhe veçanërisht për Pepe dhe James Rodriguez.

"Pepe është një sulmues krahu, jam takuar me menaxherët e tij në hotelin tonë. I kam përshëndetur, siç bëj me të gjithë menaxherët e tjerë. Kanë ardhur shumë edhe javën e kaluar, është normale që të ketë takime. Po zhvillohen negociata, gjithçka m und të ndodhë".

Për merkaton - "Di Lorenzo, Manolas dhe Elmas kanë përmirësuar organikën. Nëse do të ketë mundësi në merkato, do t'i vlerësojmë. Mos më pyesni për emra, nuk i them".

Për James - "Nuk jam as optimist, as pesimist, të shohim se çfarë do të ndodhë. Është një lojtar që i intereson klubit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat