De Rossi prezantohet tek Boca Juniors

Futboll

De Rossi prezantohet tek Boca Juniors

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 19:40
De Rossi prezantohet tek Boca Juniors

Në intervistën e parë si një lojtari i Boca Juniors, mesfushori është shprehur: “Zemra ime është për Romën, por me të vërtetë më pëlqen Boca, dhe i kam shikuar ata që kur isha një fëmijë. Ata kishin Maradonën, por unë u dashurova me stadiumin, dhe pasionin e madh që kishin tifozët. Një klub i themeluar nga italianët më bën të ndihem si në shtëpi.

Një ekip i madh me të cilin mund të besosh. Gjithmonë kam pasur dëshirë të shkoj në Amerikë, por mundësia për të luajtur në “Bombonera”, ishte një kënaqësi e vërtetë. Gjëja më e rëndësishme në jetë është që ju të realizoni ëndrrat tuaja. Faleminderit Boka.”, u shpreh 36-vjeçari.

Pas 18 viteve tek Roma, tani italiani do të luajë me ngjyrat e një klubi tjetër. Lojtari kishte shumë oferta të tjera, madje edhe brenda nga Italia, por ai vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë tek Boca Juniors.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat