Marca: Bale nesër udhëton në Kinë, transferohet në Jiangsu Suning

Futboll

Marca: Bale nesër udhëton në Kinë, transferohet në Jiangsu Suning

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 08:30
Gareth Bale

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale pritet që të nënshkruaj me skuadrën e Super Ligës Kineze, Jiangsu Suning me një kontratë tri vjeçare

Uelsiani pritet që t’i fitojë 22 milionë euro në sezon dhe vetëm pak detale kanë mbetur deri në finalizimin e marrëveshjes.

Bale nuk është pjesë e planeve të Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm dhe agjenti i uelsiani, Jonathan Barnett ka qenë në negociata me klubin kinez javëve të fundit.

Jiangsu ka për pronar Suning Business Group, të cilët kanë blerë vitin e kaluar 70 për qind të aksionëve të Inter.

Sezonin e kaluar, Nerazzurri ishin përpjekur për ta transferuar Luka Modricin në Itali duke i ofruar një marrëveshje të mirë që përfshinte edhe një transfer në Kinë kur do të vendoste që të pensionohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat