Prishtina dhe Shkupi ndahen baras në ndeshjen testuese

Futboll

Prishtina dhe Shkupi ndahen baras në ndeshjen testuese

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 20:36
Prishtina dhe Shkupi

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Shkupit kanë luajtur baras në ndeshjen testuese, të luajtur në ‘Fadil Vokrri’.

Në kryeqytetin e Kosovës, është zhvilluar miqësorja mes Prishtinës dhe Shkupit, e cila përfundoi me rezultatin e bardhë, 0:0.

‘Bardh e kaltrit’ dominuan këtë takim, duke krijuar më shumë raste shënimi, por konkretizimi mungonte.

Mirel Josa në këtë takim provoi edhe disa lojtarë të rinj, të cilët kanë lënë përshtypje mjaft të mira me paraqitjet e tyre.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ishin të pranishëm rreth 300 shikues, të cilët në fund u larguan pa parë gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat