Alves në sinkron me Neymar, nuk vendos për të ardhmen

Futboll

Alves në sinkron me Neymar, nuk vendos për të ardhmen

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 09:07
Foto

Alves pati një verë spektakolare me kombëtaren e Brazilit, duke fituar Kupën e Amerikës, dhe duke qenë padyshim një nga më të mirët.

Lojtari ka shkëputur kontratën me Paris Saint Germain, duke mbetur kështu pa skuadër, por sigurisht, falë kualitetit të tij, interesimi nuk mungon për lojtarin.

Skuadrat që janë lidhur me emrin e tij janë ato të Arsenal, Manchester City e Barcelona.

Por, sipas raportimeve të ‘UOL’, Alves  po pret për lëvizjen potenciale të Neymar drejt Barcës, që mund të ndodh në javën e parë të gushtit, marrëveshje që mund të përfshijë edhe Semedon. Në këtë mënyrë, krahu i djathtë do të mbetej me hapësira, dhe Alves do të priste thirrjen e Barcës.

Alves është një nga ikonat e Barcelonës. Ai do të mbetet si lojtari që fitoi plot trofe, por edhe u kuptua me Lionel Messin ‘me sy mbyllur’, dhe ky fakt mund ta ndihmojë kalimin e tij në ‘Camp Nou’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat