Sokoli paketon valixhet dhe jep dorëheqje 

Futboll

Sokoli paketon valixhet dhe jep dorëheqje 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2019 Në ora: 10:25
Sokoli paketon valixhet dhe jep dorëheqje 

Prof. Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga klubi i futbollit Ferizajt.

Ai paketon valixhet dhe përshëndetet me ferizajasit, edhe pse pritej që të hënën (dje) që të vazhdojë kontratën, por nuk ra në ujdi me kushtet që ka kërkuar dhe largohet. “Nga 29.07.2019 nuk do te jem me pjesë e KF Ferizaj.

Një falënderim, për “Ujqit” e KF Ferizaj, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e përkrahin KF Ferizaj, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.

Një falënderim për Bordin (Kryesinë) e KF Ferizaj ne krye me Mustafë Grainca.
Falënderim për drejtorin Nadir Haxhimusa, shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Fizioterapeutet si dhe sekretarin e klubit.

Falënderim futbollistëve të KF Ferizaj për angazhimin e tyre dhe arritjen e synimit për qëndrim në Superligën e Kosovës.

Falënderim për një bashkëpunim, të derisotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja KF Ferizaj”, shkruan Sokoli.

Ferizaj kishte siguruar mbijetesë në elitë me Sokolin dhe mbase ishte renditur në fund në vend të pestë, duke i tejkaluar edhe parashikimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat