Hoxha: Besoj dhe shpresoj që të mbushet stadiumi 'Fadil Vokrri'

Futboll

Hoxha: Besoj dhe shpresoj që të mbushet stadiumi 'Fadil Vokrri'

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 10:55
Hoxha: Besoj dhe shpresoj që të mbushet stadiumi 'Fadil Vokrri'

Në lidhje me ndeshjen e së martës (18.00 në 'Fadil Vokrri') mes Feronikelit nga Drenasi dhe Slovan Bratislava, ka folur mbrojtësi i kampionëve të Kosovës, Yll Hoxha.

Hoxha u shpreh se ka besim në kualitetin e bashkëlojtarëve të tij dhe në forcën e ekipit për të kaluar tutje, përkundër rezultatit të disfavorshëm të ndeshjes së parë.

“Besoj dhe shpresoj që të mbushet stadiumi, pasi kemi përballë një kundërshtar të fortë dhe kemi nevoje për tifozët dhe mbështetjen e tyre”

“Si në çdo ndeshje tjetër, do të mundohem ta jap maksimumin edhe në këtë takim, mendoj që kemi shumë futbollistë kualitativ në skuadër dhe bashkë me kualitetin kemi edhe forcën për të kaluar tutje”, përfundoi Hoxha.

Feronikeli dhe Slovan Bratislava takohen të martën, me fillim prej orës 18:00, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Ndeshjen e parë 'Nikli' e ka humb me 2:1 nga Slovan, në kuadër të rrethit të dytë të eliminatorëve të Europa League në futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat