Tribuna e stadiumit me ngjyrë të Flamurit të Serbisë në periferi të Prishtinës!

Futboll

Tribuna e stadiumit me ngjyrë të Flamurit të Serbisë në periferi të Prishtinës!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2019 Në ora: 17:48
Pamje nga një ndeshje në Graçanicë

Botërisht dihet se klubi i futbollit Graçanica, që përbëhet nga serbët, nuk garon në garat e Republikës së Kosovës por në garat që organizohen me sistem të një farë federate të futbollit e ashtuquajtur sipas serbëve, Kosovë e Metohi! 

Image

Graçanica

Tribuna e stadiumit me ngjyrë të Flamurit të Serbisë në periferi të Prishtinës!

Image

Janë tribunë e stadiumit në Graçanicë, aty ku disa vite me parë ka ardhur edhe ilegalisht ka luajtur ndeshje kinse humanitare edhe klubi i futbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi, klubi më i urryer në Ballkan.

Graçanica nuk pranon të luajë në Kosovë dhe nuk i njohin institucionet tona, por punojnë me plan-program të Serbisë. Këto fotografi janë postuar edhe në faqen e Graçanicës.

E dyta, shihet fusha në Ranillugë, aty ku zhvillohen garat në kuadër të Serbisë.

Image

Ranillugë

Dje, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u ka shkruar UEFA-së dhe FIFA-së, që t’i ndalojnë garat ilegale të Serbisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat