Grekët e “tradhtojnë”, Durmishajn...

Futboll

Grekët e “tradhtojnë”, Durmishajn...

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 11:18
Grekët e “tradhtojnë”, Durmishajn

U transferua me shumë bujë tek Olimpiakosi dhe duket se kjo ishte një nga arsyet pse e joshën Fiorin Durmishajn që të zgjidhte të luante për kombëtaren greke, por shkëlqimi i tij është zbehur shumë shpejt.

Ishlojtari i Shpresave të Shqipërisë ka marrë lajmin negativ ditën e djeshme, pasi trajneri i tij Pedro Martins e ka lënë jashtë listës së ndeshjes së ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër turqve të Bashakshehirit. Trajneri portugez ka bërë 3 ndryshime në listë dhe ndryshe nga hera e fundit ka vendosur ta lërë jashtë shqiptarin, për t’i besuar lojtarit të sapotransferuar Hilal Studanit.

Ky i fundit është sulmues i dytë dhe trajneri ka vendosur se mund të jetë i duhuri për duelin e radhës kundër Viktoria Pëlzen. Ky zhvillim mund të çojë në një krisje përfundimtare të marrëdhënies mes Durmishajt dhe Olimpiakosit dhe mediat greke nuk e përjashtojnë mundësinë që të largohet si huazim.

Nëse nuk ndodh, atëherë do të integrohet në të ardhmen. Megjithatë, ai ka mbetur shumë i zhgënjyer nga vendimi i trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat