Ky serb i Zvezdës mburret që kishte përfituar banesë nga Prishtina në Beograd! 

Futboll

Ky serb i Zvezdës mburret që kishte përfituar banesë nga Prishtina në Beograd! 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2019 Në ora: 14:46
Ky serb ende mburret që kishte përfituar banesë nga Prishtina në Beograd! 

Periudha e viteve të 80-ta, është periudhë që nuk harrohet, sidomos disa trajner serbë që morën para të majme në klubin e futbollit Prishtina!

E para, ka qenë paksa e çuditshme edhe politika e asaj kohe, e asaj kryesie të Prishtinës, se si e kishin angazhuar kryetrajner Millovan Gjoriqin, që në prag të vjeshtës së vitit 1987, u përzu nga Prishtina.

Gjoriqi e kishte kaluar periudhën më të mirë si lojtar i Cërvena Zvezdës së Beogradit. Bile ai në një intervistë të vitit të kaluar për “Sportski Zurnal”, kishte deklaruar me plot mburrje se nga Prishtina e asaj kohe iu ble një banesë luksoze në Beograd.

Gjoriqi kishte udhëhequr Prishtinën në ligën e parë ish jugosllave në vitin 1986–1987 dhe pas javës së katër të edicioni të ri në vitin 1987 ishte përzënë dhe më shumë zhurmë. Gjoriqi njihet si nacionalist dhe që kishte nisur hapat e parë në Sllobodë të Uzhicës, që njihet si filial i Zvezdës.

E dyta, kur Prishtina bie nga elita ish jugosllave, angazhon për kryetrajner një nacionalist tjetër serb dhe që kishte nisur hapat në Cërvena Zvezdë të Beogradit.

Milan Zhivadinoviq i ka prirë Prishtinës në periudhën 1988-1989 (në ligën e parë B apo Liga e dytë Unike), duke mos pasur sukses për ta rikthyer në elitë, ani se ishin të dënuar me minus 6 pikë. Zhivadinoviq njihet me qëndrime antishqiptare, sidomos në vitet e fundit, i cili kishte ngrënë bukë te shqiptarët në fund të viteve të 80-ta.

Prandaj, kjo ka qenë politika më e gabuar e asaj kryesie të Prishtnës në fund të viteve të 80-ta, duke sjellë trajner nga Serbia dhe që nuk lanë asnjë gjurmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat