Shqiptari i Kosovës ‘bombardon’ me gola Bayernin!

Futboll

Shqiptari i Kosovës ‘bombardon’ me gola Bayernin!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2019 Në ora: 16:04
Shqiptari i Kosovës ‘bombardon’ me gola Bayernin!

Sulmuesi nga Kosova, Albert Bunjaku, nuk ka të ndalur në Bundesliga III, duke udhëhequr aktualisht edhe listën e shënuesve me 6 gola pas 4 javëve.

Bunjaku ‘bombardon’ me dy gola Bayernin II. Ai me Viktoria Koln e mposhtën me rezultat 5:2 në Munih Bayernin II.

Bunjaku ka shënuar në minutën e 10-të dhe në atë të 35-të, ndërsa golat tjerë i realizuan: Wunderlich (19' e 69'-nga penalltia) e Handle (89') dhe për Bayernin II Wriedt (61'-nga penalltia e 87'). Bunjaku luajti 81 minuta për Viktorian dhe Leon Dajaku plot 78 minuta për Bayernin II.

Ingolstadt udhëheq renditjen me 10 pikë, ka tri më shumë se Viktoria në pozitën e pestë dhe Bayerni II është në vend të 18-të me vetëm 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat