Van der Vaart: Po të isha në vend të tij, do të shkoja me biçikletë në Madrid

Futboll

Van der Vaart: Po të isha në vend të tij, do të shkoja me biçikletë në Madrid

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 10:29
Donny Van de Beek

Donny Van de Beek është alternativa e parë e Real Madrid, nëse nuk arrihet Paul Pogba.

Mesfushori holandez pëlqehet shumë nga madrilenët dhe në orët e fundit duket se palët po mundohen të gjejnë një marrëveshje. Flitet për 70 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.

Ndërkohë, Van der Vaart, ish-lojtar i "Los Blancos" ka folur për kanalin holandez "NOS", duke bërë shaka në lidhje me transferimin e mundshëm të yllit të Ajax-it në La Liga.

"Po të isha në vendin e tij, do të shkoja me biçikletë në Madrid", ka thënë ish-ylli i Holandës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat