Cancelo te Manchester City? Sot është dita e së vërtetës, ja detajet e fundit

Futboll

Cancelo te Manchester City? Sot është dita e së vërtetës, ja detajet e fundit

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 11:20
Cancelo

Salah kundër Aguero, Pep dhe Klopp janë gati të nxjerrin shkëndija në pankinë. Fituesi i Champions-it do të luajë kundër njërit prej favoritëve kryesorë për të patur sukses në çdo kompeticion sezonin e ri. Sot luhet Liverpool-Manchester City, një shfaqje sportive me mjaft interes në këtë verë të nxehtë. Por, kini kujdes, një sy mbajeni edhe nga stendat e “Wembley”. Në tempullin e Londrës do të jetë Fabio Paratici, kreu i operacioneve të merkatos së Juventusit, jo larg Jorge Mendes, superagjenti i Joao Cancelo. 

Nuk do të mungojë as Fabrizio De Vecchi, përfaqësuesi i brazilianit Danilo, “alter ego” e mbrojtësit portugez. “Community Shield” është një mundësi pune për të gjithë, duke pasur parasysh edhe zhvillimet më të fundit në një nga negociatat verore. Përfshirja e Cancelo në formacionin e Guardiola dhe, njëkohësisht, kalimi i Danilo në Torino, që nga dje është një “transaksion” shumë i mundshëm. Sot, gjërat mund të bëhen realitet.

Për trajnerin Guardiola, një lojtar si Cancelo është shumë strategjik. Ai është çelësi për ta bërë lojën të shfaqet në mënyrë më efektive nga jashtë (krahët). Drejtuesit e “qytetit” kanë kohë që e kërkojnë lojtarin te Paratici. Sot, në kufijtë e ndeshjes, palët do të takohen përsëri, me gjasë për t’i çuar bisedimet deri në fund, në dritën e marrëveshjeve të arritura deri tani. Anglezët, në të vërtetë, janë të gatshëm të rrisin “aksionet” për ta mbyllur çështjen. Ata do ta rrisin ofertën karshi Juventusit me pesë milionë, nga 30 në 35, të cilave duhet t'iu shtohet edhe kartoni i Danilo. 

Në total, një marrëveshje maksimale, që tani luhatet me të vërtetë mbi 60 milionë euro. Paratë e reja, që mbërrijnë në Torino, megjithatë, do t’i lejonin Danilo të zgjidhë çështjen e pagës së madhe. Distancat dukeshin të vështira për t’u tejkaluar, duke pasur parasysh që propozimi i menaxherit të Juventusit nuk e kishte tejkaluar pragun prej 3 milionë eurosh. Tani, bardhezinjtë mund të afrohen te paga prej 4.5 milionë eurosh në sezon dhe Danilo ka dhënë një “po” të madhe për këtë perspektivë të re, me vendosmëri. 

Danilo në Torino do të jetë në gjendje të rikompozojë “sektin” brazilian, të admiruar më parë te Porto: në të majtë, Alex Sandro, nga ana tjetër, ai, një anësor më pak i guximshëm se Cancelo në aspektin sulmues. Për Sarrin, sidoqoftë, anësori i përsosur është ai që mbron dhe mban linjën. Për këtë arsye, edhe nga tekniku bardhezi ka mbërritur një bekim për “biznesin” në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat