Magani në Kosovë?

Futboll

Magani në Kosovë?

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 14:21
Magani në Kosovë?

Lajmi i publikuar dje në mediat shqiptare se Gugash Magani do të jetë trajneri i Feronikelit, është hedhur poshtë nga dy palët.

Në një reagim të lëshuar skuadra e Besës së Kavajë, aktualisht ku trajner qëndron Magani kanë konfirmuar lajmin se tekniku i tyre ka kontratë edhe për një vit me klubin e tyre.

“Duke marrë shkas nga lajmet e ndryshme dhe të pavërteta të disa portaleve , FC Besa kërkon të informojë publikun shqip folës që Gugash Magani dhe stafi i tij kanë një kontratë bashkëpunimi dhe për sezonin në vazhdim.

Trajneri është pjesë i projektit të ri për të rikthyer klubin në elitën ku i takon”, thuhej në njoftimin e Besës.

Tutje edhe Feronikeli ka mohuar në faqen e tyre zyrtare kontaktin me Maganin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat