Debutim ëndrrash për Bekim Balajn 

Futboll

Debutim ëndrrash për Bekim Balajn 

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 19:32
Debutim ëndrrash për Bekim Balajn 

Debutim ëndrrash për Bekim Balajn në kampionatin austriak. Në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sturm Grazit, për javën e dytë të kampionatit kundër Wolfsberger, sulmuesi shkodran shënoi një gol me shumë peshë, pasi rezultoi me vlerë 3 pikëshi për ekipin e tij.

Balaj, që u aktivizua titullar në këtë takim, e tundi rrjetën që në minutën e pestë pasi u shërbye nga Huspek. Shtatlarti i Kombëtares Kuqezi qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të, kur u zëvendësua na Pink.

Vetëm 5 minuta më vonë Huspek i Sturmit mori kartonin e dytë të verdhë, megjithatë ekipi i Balajt u mbrojt mirë në minutat e mbetura, duke i dhënë vlerë maksimale golit të sulmuesit shkodran, me rezultatin përfundimtar 0:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat