Tifozët e Arsenalit pas humbjes nga Barca: Largoni këta tre futbollistë

Futboll

Tifozët e Arsenalit pas humbjes nga Barca: Largoni këta tre futbollistë

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 11:51
Tifozët e Arsenalit pas humbjes nga Barca: Largoni këta tre futbollistë

Arsenali pësoi humbje 2-1 nga Barcelona në ndeshjen e tyre të fundit para-sezonale para se të fillojë sezoni i Premierligës 2019/20 javën e ardhshme.

Sulmuesi gabonez Pierre-Emerick Aubameyang i dha ‘Gunnersave’ epërsinë në pjesën e parë në Camp Nou me një goditje të shkëlqyer.

Barcelona barazoi përmes një autogoli komik të Ainsley Maitland-Niles, përpara se Luiz Suarez të shënojë golin e fitore për t’i siguruar ekipi të tij rofeun Joan Gamper.

Suarez u shkëput mirë nga markimi i Shkodran Mustafit dhe mbrojtësi gjerman ishte një nga tre lojtarët që një numër i tifozëve pretendojnë se duhet të shiten përpara se të mbyllet dritarja e transferimeve të verës javën tjetër.

Mesfushori Granit Xhaka dhe anësori Henrikh Mkhitaryan u kritikuan gjithashtu pas humbjes 2-1 nga Barcelona.

Gjithsesi, te Arsenal nuk pritet të ketë largime këtë verë pavarësisht kërkesave të tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat