Di Maria publikon letrën emocionuese: Ku e dinë ata se çfarë është futbolli dhe se si mbërritëm këtu?

Futboll

Di Maria publikon letrën emocionuese: Ku e dinë ata se çfarë është futbolli dhe se si mbërritëm këtu?

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 20:23
Di Maria

"Çfarë bëre të hënën? Shkova të stërvitem! Çfarë bëre të martën? Shkova të stërvitem. Çfarë bëre të mërkurën, të enjten dhe të premten? Shkova të stërvitem. Do bëjmë diçka në fundjavë? Nuk mundem, duhet të luaj".

Thuajse 500 fjalë. Një mesazh i gjatë në Instagram dhe dedikim special. Futbollit. Gjithçka mban firmën e Angel Di Maria. El Fideo, makaroni, sepse ishte i hollë dhe i dobët. Një që kur ishte fëmijë u ble në moshën 6 vjeç nga Rosario Central për 26 topa... Një fëmijëri e varfër dhe bota e futbollit, sot një realitet. Mes sakrificave, dhimbjes dhe gëzimit.

"Stërvitja mbaroi, në këmbë, me çantën nën krah, ndalon për një moment dhe fikson fushën, zhulin, gurat, barin, vendin ku luajmë. Ajo tokë dhe ato gurë ku njëherë e një kohë rrëzoheshim dhe gërvishnim gjunjët, bërrylat, duart. Ajo tokë dhe ato gurë që na bezdisnin teksa luanim, ajo tokë që na ka bërë zhul gjithë shtëpinë dhe dëgjonim nënën teksa na thoshte: "Lëri jashtë këpucët dhe shko lahu shpejt!".

Dhe mesazhi ndjek, i gjatë dhe intensiv.

"Çfarë na jep forcë çdo vit për të nisur kampionatin? "Të dielën na pëlqen të flemë" - është ajo që thonë të gjithë. "Eshtë më mirë futbolli me pesë lojtarë", të thonë miqtë. "Nuk jemi kurrë bashkë", të thotë e dashura. "Mendo të studiosh dhe punosh", të thonë familjarët.

"T'i reflekton dhe buzëqesh. Ku e dinë ata se çfarë do të thotë futbolli për ty? Ku e dinë ata se sa nerva dhe tension ke përpara një ndeshje dhe që nuk mund të flesh? Ku e dinë ata se sa ndeshje ke luajtur me dhimbje dhe i dëmtuar? Ku e dinë ata atë që provon kur shënon dhe shokët e ekipit të përqafojnë të dëshpëruar? Ku e dinë ata se sa herë ke vrapuar për të ndjekur autobuzin ose të ecësh në këmbë pesë blloqet e fundit për të mos mbërritur vonë në stërvitje? Ku e dinë ankthin kur trajneri po jep formacionin? Ku e dinë ata se si është përgatitja kur miqtë e tu janë të gjithë me pushime dhe zbaviten?".

"Ku e dinë ata se çfarë do të thotë të gjendesh çdo ditë me personat që shënojnë jetën tënde, miqtë e të qeshurave dhe lotëve? Ku e dinë ata se sa shi të ka rënë mbi kokë ndërsa stërviteshe? Tokë, gura dhe bar! Dhjetë persona me ty, 11 nga ana tjetër, një top dhe vërshëllima".

"Kjo është jeta jonë, po ata ku e dinë këtë gjë?".

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

¿Qué hiciste el Lunes? Fui a entrenar. ¿Qué hiciste el Martes? Fui a entrenar. ¿Qué hiciste el Miércoles? Fui a entrenar. ¿Qué hiciste el Jueves? Fui a entrenar. ¿Qué hiciste el Viernes? Fui a entrenar. ¿Hacemos algo el finde? No puedo, juego. El entrenamiento terminó, parado con el bolso bajo el brazo uno se detiene un momento y se queda mirando la cancha, tierra, piedritas, pasto, el lugar donde jugamos. Esa tierra y esas piedritas donde alguna vez nos caímos y nos raspamos las rodillas, las caderas, los codos, las manos... Esa tierra y esas piedritas que nos quedaban adentro del botín y nos molestaba durante el partido... La tierra que hizo que ensuciemos toda la casa y escuchar a mamá decir: "Sacate los botines y las medias afuera y vas directo a la ducha"... ¿Qué es lo que nos da la fuerza cada año para arrancar un campeonato? Los domingos me gusta dormir te dicen todos... Es mejor el fútbol 5 te dicen tus amigos... No estamos nunca juntos te dice tu novia... Pensá en estudiar y trabajar te dicen tus parientes... Pensas por dentro y sonreís... Qué saben ellos de que cosa significa el fútbol para vos... Qué saben ellos de la tensión y los nervios que no te dejan dormir un día antes del partido? Qué saben ellos de los partidos que jugaste lesionado o enfermo? Qué saben ellos de lo que sentís cuando haces un gol y tus compañeros te abrazan desesperadamente? Qué saben ellos de las veces que corriste el colectivo, o las últimas 5 cuadras para no llegar tarde al entrenamiento? Qué saben ellos de lo profundo que respiras cuando el técnico esta dando la citación? Qué saben ellos como es cagarse de calor en febrero haciendo la pretemporada mientras que tus amigos están de vacaciones y viven de joda? Qué saben ellos lo que es reunirte TODOS los días con las personas que marcan tu vida: tus AMIGOS de las risas y llantos? Qué saben de las lluvias que pasaste entrenando? Tierra, piedritas, pasto, 10 personas con vos, 11 del otro lado, una pelota, y un silbato largo y seco. Esta es nuestra vida, qué saben ellos? "Mucha gente dice que el fútbol no tiene nada que ver con la vida, no se cuánto saben de la vida, PERO DE FÚTBOL, NO SABEN NADA!!

A post shared by Ángel Di María (@angeldimariajm) on

"Shumë persona thonë që futbolli nuk ka të bëjë aspak me jetën. Nuk e di se sa dinë nga jeta. Por, mbi futbollin, nuk dinë asgjë!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat