Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde beson se Philippe Coutinho do të mbetet me kampionët e La Ligës, pavarësisht se e pranon se ai nuk “e di se çfarë do të ndodhë”, pasi fjalët për largimin e tij ende vijnë rrotull.
Coutinho, 27 vjeç, është lidhur me një rikthim në Premierligë, një vit e gjysmë pasi u bashkua me Barçën nga Liverpool për shumën e 114 milionë eurove.
Braziliani raportohet se është objektiv i Tottenham, Manchester United dhe Arsenal, por dritarja e transferimeve në Angli mbyllet sot në orën 18:00.
“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por Philippe është një lojtar që është me ne”, tha ai në konferencë për shtyp pas fitores së Barçës 2-1 ndaj Napolit të mërkurën.
“Ai nuk ka luajtur, por plani që kemi me të është i njëjtë. Do të shohim nëse luan disa minuta të shtunën”.
“Por ai është një lojtar që është me ne dhe ne e kemi atë, natyrisht. Ai është me ne dhe ne mendojmë se Cou do të vazhdojë me ne”.
“Në të gjitha këto dritare transferimi flitet për shumë gjëra”. deklaroi Valverde.