Cancelo: Man City zgjedhja më e mirë për mua

Futboll

Cancelo: Man City zgjedhja më e mirë për mua

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 20:37
Joao Cancelo

Ylli portugez i futbollit, Joao Cancelo, ka folur së fundmi lidhur me transferimin e tij tek skuadra e Manchester City.

Cancelo ishte pjesë e një marrëveshjeje që dërgoi atë në Angli tek kampionët e Premierligës, ku përfshihej edhe Danilo që shkonte drejt Juventus.

Për transferimin e tij tek skuadra e Pep Guardiolas, Cancelo duket shumë i lumtur dhe thotë se është zgjedhja më e mirë për të.

“Si lojtar, më pëlqejnë sfidat e reja dhe mund të them se jam i vetëdijshëm për konkurrencën që kam këtu” ka thënë lojtari.

“Kyle është lojtar i shkëlqyer, por mendoj se konkurrenca na bën të rritemi si lojtarë” ka thënë tutje portugezi.

“Manchester City ka lojtarët më të mirë, dhe është vendi më i mirë ku unë mund të rritem si lojtar” ka shtuar ndër të tjerash mbrojtësi i krahut.

Cancelo ka kaluar tek ‘Citizens’ për 28 milionë euro, plus shërbimet e brazilianit Danilo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat