Sarri e heq nga lista e "tepricave", Juve i ofron zgjatje të kontratës

Futboll

Sarri e heq nga lista e "tepricave", Juve i ofron zgjatje të kontratës

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 10:18
Maurizio Sarri

Juventusi mund të jetë i etur të shesë yje të tillë si Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, por nuk vlen e njëjta gjë në rastin e ndonjë futbollisti tjetër. Kjo mund të thuhet për Juan Cuadrado.

Klubi bardhezi është përgatitur t’ia zgjasë kontratën kolumbianit, e cila do t’i skadojë verën e ardhshme. Kështu bën me dije sot “Calcio Mercato”. 

Cuadrado u përfshi në listën e transferimeve (në dalje) në fund të sezonit të kaluar, por Maurizio Sarri e ka rivlerësuar pozicionin e lojtarit dhe shpreson t’i ketë sa më gjatë shërbimet e tij. Cuadrado kontribuoi me një gol dhe dy asiste në 18 ndeshje të Serie A për Juve, sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat