PSG mëson çmimin e Donnarumma

Futboll

PSG mëson çmimin e Donnarumma

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 11:55
Donnarumma

Skuadra e Paris Saint Germain ka mësuar çmimin që duhet ta paguajë për shërbimet e Gianluigi Donnarumma.

Pas largimit të Buffon dhe Trapp nga Franca, PSG është në nevojë për një portier, dhe emri që po përmendet në mediet italiane, është ai i Donnarumma të Milan.

PSG po synon të ofrojë Alphonse Areola në ofertën për të riun italian, por ‘Rosoneri’ as nuk po e konsiderojnë një opsion të tillë, sipas ‘Gazzetta dello Sport’.

Milan janë të gatshëm ta largojnë Donnarumma vetëm nëse sigurojnë para nga ai, dhe shifra e kërkuar është rreth 50 milionë euro.

Kjo do t’iu krijonte atyre hapësira për të nisur punët për Angel Correa të Atletico Madrid, për të përfocuar fazën ofensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat