PSG konfirmon bisedimet për largimin e Neymar, Barca e Real Madrid në pritje

Futboll

PSG konfirmon bisedimet për largimin e Neymar, Barca e Real Madrid në pritje

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 18:51
Neymar

Emri i Neymar vazhdon të lidhet ngushtë me një largim të mundshëm nga Paris Saint Germain.

Ylli brazilian i futbollit pritet të rikthehet në La Liga, pasi është i pakënaqur në Paris, dhe destinacionet e mundshme për të janë Barcelona dhe Madridi.

Neymar ka kaluar tashmë dy sezone me parisienët, por duket se kjo kohë nuk i ka pëlqyer aspak lojtarit.

Skuadra kampione e Ligue 1 ka konfirmuar bisedimet për largimin e tij, por nuk ka dhënë përgjigje konkrete për Barcën apo Real Madridin.

“Negociatat janë më të avancuara se kurrë, por nuk ka ndonjë marrëveshje” ka thënë drejtori sportiv i PSG, Leonardo.

“Do të shohim se çfarë ndodh, secili ka nevojë të qartësojë të ardhmen” ishin fjalët e tij.

Deri më tani është konfirmuar se Neymar nuk paraqitet në ndeshjen hapëse të PSG në Ligue 1, kundër Nimes, të dielën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat