Inter, Hazard zbulon cilësinë më të mirë të Lukaku-t

Futboll

Inter, Hazard zbulon cilësinë më të mirë të Lukaku-t

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 09:08
Eden Hazard, Romelu Lukaku

Eden Hazard ka dhënë një intervistë të gjatë për "Corriere della Sera", në të cilën ka folur për blerjen më të fundit të Inter-it, Romelu Lukaku-n.

"Është një sulmues fantastik, që di të përshtatet shumë mirë në çdo situatë që mund të krijohet në fushën e lojës. Shënon shumë, por nuk duhet të vlerësohet vetëm për këtë", ka thënë belgu.

"Di të bëjë shumë gjëra. Për shembull, është një specialist në krijimin e atyre që ne quajmë 'lëvizje të dyta'. Të gjithë luajnë më mirë me atë në ekip". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat