Dani Alves dëshmitar, Pato dhuron “show” dhe shënon si dikur ndaj Barcelonës

Futboll

Dani Alves dëshmitar, Pato dhuron “show” dhe shënon si dikur ndaj Barcelonës

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 17:29

Alexandre Pato është rikthyer edhe një herë të tregojë një nga cilësitë e tij më të mira: shënimin e golave.

Sulmuesi brazilian shënoi dy gola vendimtarë në fitoren 3-2 të Sao Paulo ndaj Santos, që afrohet me kreun, me 8 pikë diferencë mes dy skuadrave. Në tribunë për këtë ndeshje ishin dy afrimet e bujshme, Dani Alves dhe Juanfran.

Santos e mbylli pjesën e parë në avantazh, ndërsa me fillimin e të dytës ishte Pato që shënoi nga brenda zone, me një top që i doli më fat. Pak pas tij, shënoi edhe Reinaldo me penallti, ndërsa për të siguruar fitoren ish-sulmuesi i Milanit shënoi një gol të jashtëzakonshëm, duke u nisur nga mesi i fushës në sprint dhe dribloi mbrojtësin e fundit duke e rrëzuar përtokë dhe shënoi, thuajse si goli ndaj Barcelonës në Champions League vite me parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat