Pochettino tremb rivalët: Ishte fantastik, por tregoi vetëm 40% të potencialit - Bota Sot
Pochettino tremb rivalët: Ishte fantastik, por tregoi vetëm 40% të potencialit

Futboll

Pochettino tremb rivalët: Ishte fantastik, por tregoi vetëm 40% të potencialit

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 17:57
Mauricio Pochettino

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka folur për mesfushorin e tij Ndombele, i cili ka qenë protagonist në fitoren 3-1 me përmbysje të marrë nga "Spurs" kundër Aston Villa-s në javën e parë të Premier League.

"Ka bërë një paraqitje fantastike, por mund të përmirësohet akoma. Ka treguar vetëm 30 ose 40% të potencialit. Me Lyon nuk ka shënuar shumë gola, por ky është një nga aspektet që do të kërkojë të përmirësojë në këtë sezon", ka thënë trajneri argjentinas.

"Është akoma fillimi, por ka shënuar në ndeshjen e tij të parë. Jam i kënaqur për të, është një lojtar që ka ardhur nga një vend tjetër dhe përshtatja nuk është e lehtë. Goli do ta ndihmojë të ndihet më mirë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...