Kane: Duhet të luftojmë me Cityn e Liverpoolin për titull

Futboll

Kane: Duhet të luftojmë me Cityn e Liverpoolin për titull

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 15:39
Harry Kane

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka thënë se duhet të vazhdojnë t’i ndjekin Manchester Cityn dhe Liverpoolin në luftën për titull.

City dhe Liverpooli arritën lehtë t’i fitojnë ndeshjet e para, derisa Tottenahmi deri në momentet e fundit nuk arriti ta mposhtë Aston Villen.

“Sezonin e kaluar, ishim afër tyre deri në janar, pastaj ata u larguan shumë. Duhet të jemi të sigurt që të kemi një fillim të mirë. Liverpooli dhe City janë para neve, mirëpo do të mundohemi t’i ndjekim aq sa mundemi”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat