Dështak te Barcelona, qesharak në Rusi! Deklaratat e Malcom janë thejsht absurde

Futboll

Dështak te Barcelona, qesharak në Rusi! Deklaratat e Malcom janë thejsht absurde

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 17:15
Malcom

Në Brazil kanë folur për një largim të menjëhershëm të tij që në merkaton e janarit, për shkak të revoltës së tifozerisë së organizuar të Zenitit, që nuk dëshiron futbollistë me ngjyrë në skuadër. Megjithatë, Malcom i ka idetë e qarta: "Dua të qëndroj këtu, të punoj sa më shumë dhe të shkruaj historinë e klubit. Ajo që thuhet në Brazil është gënjeshtër, jam i lumtur që ndodhem te Zenit dhe për mua është hap i rëndësishëm".

Sakaq, në ndeshjen e parë goditi edhe arbitrin me top, por ky i fundit tregoi shenjën "OK", duke befasuar të gjithë.

Në Shën Pjetërburg, megjithatë, nuk e kanë pritur aspak mirë tifozët e klubit më të pasur, aq sa në sfidën ndaj Krasnodarit, brenda fushe, u ekspozua kjo pankardë: "Falenderojmë drejtuesit që i qëndruan besnik traditës". E gjitha, sigurisht, është ironi, pasi tradita është për të mos marrë lojtarë me ngjyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat