Çmenden bastet: Icardi pranë kalimit te Roma, por përfshijnë edhe Milanin! - Bota Sot
Çmenden bastet: Icardi pranë kalimit te Roma, por përfshijnë edhe Milanin!

Futboll

Çmenden bastet: Icardi pranë kalimit te Roma, por përfshijnë edhe Milanin!

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 23:00
Mauro Icardi

Edin Dzeko te Interi dhe Icardi te Roma. Mund të jetë ky shkëmbimi i madh i kësaj vere, duke qenë se Juventusi nuk ka ndër mend të japë Dybala dhe argjentinasi nuk është fort i bindur nga zikaltërit.

Dyshimet lidhet me Icardin, që pret Juventusin dhe Roma është plan "B". Sipas basteve (Betaland), verdhekuqtë kanë shanse reale për Icardin dhe kuotohen me 2,5, ashut si edhe qëndrimi i argjentinasit në Milano.

Juventusi vjen me koefiçient 3, ndërsa edhe te Napoli jepet po njësoj. E bujshme mundësia "Milan", që mban koefiçientin 15, ndërsa PSG, Real, Atletico dhe Barcelona janë shkëputur me 50.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...