Van Dijk: Kur isha në Celtic, klubet angleze dyshonin tek unë

Futboll

Van Dijk: Kur isha në Celtic, klubet angleze dyshonin tek unë

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 13:57
Virgil van Dijk

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka pranuar që gjatë kohës kur ishte në Celtic, klubet angleze dyshonin në vlerën e tij.

Para se të transferohet te Liverpooli, Southamptoni pagoi 16 milionë euro për të.

“Kam punuar shumë. Kur isha në Celtic, ekipet e Premier Ligës nuk u interesuan për mua. Nuk donin të rrezikonin, ngase luaja në Skoci. Bëhesha gjithmonë më i mirë, mirëpo nuk kishte ndonjë efekt”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat