Pse e la në bankë? - Bota Sot
Pse e la në bankë?

Futboll

Pse e la në bankë?

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:27
Pse e la në bankë?

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka treguar arsyen pse e la jashtë formacionit startues David Luizin në ndeshjen e javës së parë në Premierligë.

Arsenali shënoi fitore minimale 0:1 në ndeshjen e parë të sezonit të ri ndaj Newcastle Unitedit.

Në këtë ndeshje debutuan Dani Ceballos dhe Nicolas Pepe, por jo edhe David Luiz.

Mbrojtësi brazilian ishte në bankën e rezervistëve, teksa Emery tha se Calum Chambers e meritonte të jetë startues para tij.

“Me formën e treguar në fazën parasezonale, ai meritonte të luante. Ai ishte shumë i fokusuar, bashkë me Sokratis”, ka thënë Emery.

David Luiz u transferua te Arsenali në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

‘Topçinjtë’ e transferuan për shumën prej afro 9 milionë eurove nga rivali i tyre lokal, Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...