Mane para ndeshjes kundër Chelseat: Ai është me fat për ne - Bota Sot
Mane para ndeshjes kundër Chelseat: Ai është me fat për ne

Futboll

Mane para ndeshjes kundër Chelseat: Ai është me fat për ne

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 21:45
Mane

Sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane është optimist se “Të Kuqtë” do të triumfojnë përballë Chelseat në sfidën për Superkupën e Europës, duke bërë që Stambolli të vijojë të jetë një fushë me fat për ekipin e tij.

“Shpresojmë të fitojmë nesër. Stambolli është me fat për ne dhe do të bëjmë që ai të vazhdojë të jetë një qytet i tillë për Liverpool,” tha ai.

“Kam parë ndeshjen e Chelsea në Premier League, dhe pavarësisht rezultatit, kanë krijuar shumë raste për gol. Janë një skuadër e mirë, por ne do të bëjmë maksimumin për të fituar”, deklaroi Mane. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...