“Diamanti” i Romës shuan ëndrrën e Juves, vazhdon kontratën me klubin - Bota Sot
“Diamanti” i Romës shuan ëndrrën e Juves, vazhdon kontratën me klubin

Futboll

“Diamanti” i Romës shuan ëndrrën e Juves, vazhdon kontratën me klubin

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 22:11
Nicolo Zaniolo

Nicolo Zaniolo do t’i qëndrojë besnik Romës edhe për shumë vite të tjera.

Talenti italian ka nënshkruar kontratën e re me skuadrën nga kryeqyteti.

Numri 22 do të jetë lojtar i Romës deri më 30 qershor të vitit 2024. Por, ai edhe më herët ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë me Giallorosët.

Talenti i jashtëzakonshëm italian ka shkëlqyer në vitin e tij te Roma, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Juventus, Paris Saint Germain, Bayern Munich, Arsenal dhe Tottenham Hotspur kanë shprehur interesim për mesfushorin ofensivë.

Më herët, në një intervistë të dhënë për ‘Football Times’, Zaniolo ia ka premtuar besnikëri Romës.

“Unë nuk jam Totti, por ëndërroj që një ditë të jem aq i mirë sa ai. E vetmja mënyrë që mund ta bëj, është të punoj çdo dit në stërvitje, dhe punën e bërë në stërvitje, ta përcjellësh para tifozëve, në fushën e lojës”, ka deklaruar Zaniolo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...