Zidane: Jam i lumtur me lojtarët që kemi

Futboll

Zidane: Jam i lumtur me lojtarët që kemi

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 13:56
Zinedin Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se është i lumtur me lojtarët që ka.

Ka pasur shumë spekulime që Neymar dhe Pogba mund të transferohen këtë verë, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Tekniku francez tha se është gati për ndeshjen kundër Celta Vigos dhe është i lumtur me lojtarët që ka.

“Jemi gati për të filluar. Jam i lumtur me lojtarët që kemi. Jemi përgatitur dhe pa asnjë dyshim do të bëjmë më të mirën. Duam të luajmë mirë dhe këtë do të provojmë të bëjmë. James Rodriguez është në formë të mirë dhe jam i lumtur që e kam në ekip. Besoj te secili, edhe te Bale i cili mund të largohej, mirëpo është ende me ne dhe është një lojtar i rëndësishëm”, deklaroi ai.

I pyetur për Pogban dhe Neymar tha se nuk janë në klub, andaj nuk do të flas për ta.

“Pogba është në Manchester United, ne duhemi ta respektojmë këtë gjë. Neymar nuk është një lojtar i Real Madridit dhe unë kam lojtarë të rëndësishëm”, përfundoi tekniku francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat