Ibrahimi: Ekipin e Prishtinës e njoh, e kam ndjekur secilën ndeshje 

Futboll

Ibrahimi: Ekipin e Prishtinës e njoh, e kam ndjekur secilën ndeshje 

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 15:23
Ibrahimi: Ekipin e Prishtinës e njoh, e kam ndjekur secilën ndeshje 

Pas këmbënguljes së madhe, FC Prishtina ka arritur të sjell në radhët e saj ish-mbrojtësin e saj me përvojë të madhe, Labinot Ibrahimi. “Ishte kryetari Ejupi me këmbëngulësinë e tij dhe ndihmën e madhe të mikut, presidentit të Partizanit, Gaz Demi, që Prishtina me sukses arriti transferimin e futbollistit që i duhej.

Për Labinot Ibrahimin s’ka çfarë flitet shumë, kishte hyrë në vitin e 7-të rresht me klubin kampion të Shqipërisë Partizanin duke fituar titullin e kampionit duke regjistruar 188 ndeshje në të gjitha garat me të kuqtë e Tiranës dhe duke shënuar 7 gola e asistuar në 4 sosh.

Me Prishtinën, deri më 2013 kur ishte transferuar në Partizan, në katër edicione (2009-2013) kishte regjistruar 108 ndeshje zyrtare dhe 5 gola duke fituar dy tituj kampioni dhe një Kupë Republike.

“Pas gjashtë vitesh rikthehem aty ku e nisa. Jam shumë i lumtur dhe besoj se me kontributin tim t’ia arrijmë edhe qëllimet të cilat i ka FC Prishtina. Ekipin e Prishtinës e njoh, e kam ndjekur secilën ndeshje që kam pasur mundësi, janë djem të ri, punëtor dhe së bashku besoj do t’i arrijmë objektivat. 

E falënderoj edhe kryetarin Ejupi si këmbëngulës që të vija te Prishtina, po ashtu edhe profën, Mirel Josa. Inshalla vetëm me këmbë të mbar dhe t’ia nisim kampionatit siç duhet”, tha Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat