Refuzuan 70 milionë euro nga Premier për lojtarin, do ta bëjnë më të paguarin në histori - Bota Sot
Refuzuan 70 milionë euro nga Premier për lojtarin, do ta bëjnë më të paguarin në histori

Futboll

Refuzuan 70 milionë euro nga Premier për lojtarin, do ta bëjnë më të paguarin në histori

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 00:54
Foto ilustrim

Deri një muaj më parë ishte mesfushori më i kërkuar në Premier League. Manchester United, Manchester City dhe Tottenham kërkuan gjatë gjithë verës me ngulm mesfushorin portugez Bruno Fernandez, por 25-vjeçari do të qëndrojë te skuadra e Sporting.

Jo vetëm kaq, por klubi portugez do ta bëjë mesfushorin më të paguarin e historisë së këtij klubi. Sipas të përditshmes “A’Bola”, klubi i ka ofruar një rrogë prej 5 milionë eurosh në sezon lojtarit, duke ia shtyrë kontratën deri në vitin 2024.

Për Fernandez skuadra e Tottenham ofroi deri në 70 milionë euro, por Sporting refuzoi. Klubi portugez ka nisur ditët e fundit bisedimet me menaxherin e lojtarit për të finalizuar marrëveshjen e re (kontrata aktuale skadon në vitin 2023).

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...