Java e dytë në Angli, spikat derbi mes Cityt dhe Tottenhamit

Futboll

Java e dytë në Angli, spikat derbi mes Cityt dhe Tottenhamit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 10:24
Java e dytë në Angli

Sot do të zhvillohet disa prej ndeshjeve të javës se dytë në Premier Ligën angleze.

Java do të hapet me ndeshjen mes Arsenalit dhe Burnley, e cila zhvillohet nga ora 13:30.

Arsenal i Granit Xhakës vjen pas fitores ndaj Newcastle javën e kaluar, ndërsa edhe Burnley arriti ta mposhtë Southamptonin në javën e parë.

Skuadra e Liverpoolit do ta ketë një udhëtim të vështirë në Southampton me fillim nga ora 16:00.

Ndeshjet tjera që zhvillohen me fillim nga ora 16:00 janë këto:

Aston Villa – Bournemouth

Brighton – West Ham

Everon – Watford

Norwich – Newcastle

Ndërsa dita mbyllet me superderbin mes kampionit aktual Manchester Cityt dhe Tottenhamit, ndeshje kjo e cila zhvillohet me fillim nga ora 18:30.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat