Simeone “tremb” Milanin - Bota Sot
Simeone “tremb” Milanin

Futboll

Simeone “tremb” Milanin

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 14:19
Simeone “tremb” Milanin

Diego Simeone foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë të Atletikos në La Liga, të cilën e luan ndaj Getafes.

Simeone deklaroi se paraqitjet e mira që ekipi i tij ka dhuruar në përgatitjet para-sezonale, tashmë janë pjesë e historisë, dhe La Liga është një tjetër histori.

Tekniku argjentinas, gjithashtu preku edhe merkaton në dalje, ku emri më i lakuar këto ditë, është Angel Korrea drejt Milanit. Simeone u shpreh se ai do dëshironte që t’i mbante në ekip më të mirët, për të pasur një skuadër kompetitive.

“E nisim me Getafen, që nuk do të jetë aspak një kundërshtar i lehtë për ne. Ekipi? Do doja që të mbanim më të mirët, gjithashtu të na bashkohen edhe lojtarë të tjerë me vlera.

Kështu, mund të jemi kompetitiv në kampionat. Kemi pasur disa largime me peshë, si Rodrigo apo Lukas Hernandez, por sipas klauzolave të klubit. Tani, duhet të bëjmë më të mirën që t’i zëvendësojmë. Zhoao Feliks? Dua vetëm që të qendrojë kështu siç është paraqitur deri tani, dhe të dëgjojë këshilat që i jepen, në mënyrë që të përmirësohet. Po rritet shumë. Unë do bëj më të mirën për të, por edhe për gjithë ekipin” – deklaroi Simeone.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...